AA-MSc
Auditimi i Avancuar · Prof. Hoti
Dokumenti zyrtar

Sylabusi

Auditimi i Avancuar dhe Shërbimet e Sigurisë · Master — Drejtimi Kontabilitet · 8 ECTS · Lëndë obligative, Viti II, Semestri III.

PDF zyrtar
AH
Profesori i lëndës

Prof. asoc. dr. Arbër Hoti AC · ABC · KC

arber.hoti@uni-pr.edu +383 49 373 681
Fakulteti Ekonomik · Kati VI
Konsultime: Kati VII — orët e konsultimeve

Angazhimi i studentit

Ligjërata
30h
Konsultime
10h
Detyra të shtëpisë
20h
Studim vetanak
60h
Përgatitje për provim
30h
Vlerësim (teste)
20h
Projekte / prezantime
30h
Totali
200h

Rezultatet e nxënies

  • 1Diagnostikojnë rreziqet komplekse të auditimit duke hartuar strategji sipas ISA/SNA — materialiteti, mostrat dhe analitika e të dhënave
  • 2Mbledhin, vlerësojnë dhe dokumentojnë prova të fuqishme për të gjitha pasqyrat financiare kryesore
  • 3Formulojnë dhe komunikojnë opinion të pavarur të auditimit, përfshirë Çështjet Kryesore të Auditimit (KAMs)
  • 4Planifikojnë dhe kryejnë auditime operacionale dhe të përputhshmërisë në sektorin publik dhe privat
  • 5Zgjidhin dilemat etike dhe gjykimet profesionale me Kodin e Etikës të IESBA
  • 6Vlerësojnë kritikisht zhvillimet bashkëkohore — sigurimi i qëndrueshmërisë, analitika e avancuar, prononcimet e IAASB
Metodologjia

Ligjërata interaktive · Analiza rastesh reale dhe simulime të dosjeve të auditimit · Projekte në grupe · Softuerë profesionalë (ACL, IDEA) · Testime formuese në fund të çdo moduli

Vlerësimi

10 pikë
Pjesëmarrja aktive
Ligjëratat, ushtrimet dhe detyrat e dorëzuara
35 pikë
Testi 1 (Kollokfiumi)
Java 7 — javët 2–6 (modulet 1–5)
55 pikë
Testi 2 (përfundimtar)
Java 15 — javët 8–14 (modulet 5–7)

Skala e notimit: 91–100 = 10 · 81–90 = 9 · 71–80 = 8 · 61–70 = 7 · 51–60 = 6 · nën 50 = 5. Lënda është obligative për drejtimin Kontabilitet (Master, Viti II).

Përshkrimi i lëndës

Lëndë e avancuar në nivelin Master që zhvillon më tej aftësitë profesionale në fushën e auditimit të jashtëm dhe sigurisë financiare. Trajton në thellësi auditimin e pasqyrave financiare kryesore — pasqyra e pozitës financiare, e të ardhurave, e rrjedhës së parasë dhe e kapitalit — si dhe auditimin operacional dhe atë të përputhshmërisë në sektorin publik e privat. Studentët mësojnë të formojnë opinione të argumentuara, të vlerësojnë ndikimin e gjetjeve në vendimmarrje dhe të komunikojnë rezultatet me palët e interesit.

Literatura bazë: Auditimi i Avancuar dhe Siguria — SCAAK (2021), BPP Learning Media. Shtesë: Standardet Ndërkombëtare të Auditimit 2023–24 (IFAC/IAASB), Whittington & Pany — Principles of Auditing, Hayes et al. — Principles of Auditing: An International Perspective.